Home KRYESORE Ky shkrim i Besit për nënën e tij do t’ju bëjë të...

Ky shkrim i Besit për nënën e tij do t’ju bëjë të qani e të qeshni

Bes Kallakun e kemi parë shpeshherë të postojë foto apo video me anëtarë të familjes së tij duke na treguar se ai e nis ditën me të qeshur përkrah njerzve të tij të dashur. Personi që padyshim publiku njeh më së shumti nga familja e aktorit, është Ija, gjyshja e tij. Ata janë shumë të afërt me njëri-tjetrin. Besi gjyshen e nxjerr gjithmonë në postimet e tij ndërsa mamanë rrallëherë. Megjithatë në një ditë siç është ditëlindja e saj, Besi padyshim i ka bërë urimin më të bukur që një djalë mund t’i bëjë personit që e ka sjellë në jetë.

“Mam, urime ditëlindjen. Të dua shumë. Mbretëresha ime, prehëri dhe kraharori ku kam mbështetur kokën, dashuri e pakufishme, e pastër. Urime Mam. Më vjen keq që s‘të kam plotësuar kurrë dëshirën që unë ti thërrisja ndonjëherë mendjes, më vjen keq por nuk më përgjigjet, i del tel fikur…hahahahah. Të dua Mam, e lumtur qofsh gjithmonë .(Kjo është mami im, Ija është gjyshja, dmth mami i mamit.)-shkruan Besi.

Si gjithnjë ai e ka ndërthurur urimin e tij me pak humor megjithatë besojmë se këto fjalë me siguri ia kanë bërë ditën akoma edhe më të bukur mamit të Besit./360grade.al/

Share: