Home KRYESORE LSI dhe reformat feministe…

LSI dhe reformat feministe…

Nga Ylli Dylgjeri

Në LSI “atë çfarë e prishën burrat, do të provojnë ta ndreqin gratë”…Fillimisht duke u emruar Ministre për Integrim e më tej zv ministre, nënkryetare bashkie, drejtore drejtorie, e tashmë deputete në Kuvendin e Shqipërise duke çmontuar çdo ditë peshën e burrave në këtë parti politike.

Në godinën e LSI-së  burrat duken se janë vetëm rroje apo shofere. Në koridoret e saj sheh se sherbimet kryen vetem nga femrat e gratë. Por nuk përfundon këtu. Kjo frymë ne dukje më shume se emancipuese, në ditët në vijim do të perfshije ‘de jure’ edhe drejtimin e Partise, për tu ngjitur pas 18 Qershorit në tëre piramidën e strukturën shtetrore.

Ky është trendi që po afishon së fundi LSI. Por a është ky vertete kjo një reforme  emancipues e transformues? Cilat janë shkaqet e ketyre permbysjeve? A ka nje platforme lirie apo eshte thjesht nje fryme nepotike fshati? LSI, në ditet që do te vinë do ta vërtetojë kete. Nëse është nje tekë, një eksperiment, apo një nevojë që e kërkon vendi.

Historia njerzore, ne etapa te ndryshme te saj i njeh keto shperthime seksuale. Edhe ne Shqiperi kemi shembuj te ketyre “revolucioneve feministe”. Me te dukshme kane qene gjates diktatures komuniste, kur vete Udheheqesi per arsye te prapambetjes shekullore hodhi kushtrimin: Ti djegim me zjarr zakonet e vjetra prapanike…gruaja te marre rolin qe i takon ne shoqeri! Shperthyen kudo aso kohe nismat revolucionare ne fshat e qendra prodhimi. U rishikuan postet dhe drejtimi ne institucione qendrore. Ne qytete ne veri apo Jug, sipas dialektit degjoheshin dhe parrullat “Gruaja force e madhe! E vjen nje dite kur historia  imitohet duke u perseritur. Por siç thone kur imitohet keq kthehet ne komedi. Shembuj negativ ka. Kete po verteton sot edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve qe kerkon te gjobise LSI per 3 kandidatet vajza qe ka derguar ne krye te liste !? Debati per kete gjobe ka perfshire edhe drejtuesit e larte ne LSI.

Uroj që këto lëvizje të sjellin ndryshime në përmbajtjen e drejtimit, perndryshe do jenë vetëm “Një Shans” për disa mikesha dhe jo “Një Shans për të gjithë”.

Share: