Home KRYESORE Se shpejti takim Rama-Basha në presidencë për krizën politike

Se shpejti takim Rama-Basha në presidencë për krizën politike

Lulzim Basha ka pranuar një takim me Edi Ramën me ndërmjetësim të presidentit Bujar Nishani. Në një njoftim për mediat, të shpërndarë nga Partia Demokratike, koalicioni opozitar thotë se i përgjigjet pozitivisht ftesës së Nishanit.

“Partia Demokratike dhe i gjithe Koalicioni Opozitar mirepresin ftesen institucionale te Presidentit Nishani per dialog ne funksion te zgjidhjes se krizes se rende politike qe ka mberthyer Shqiperine. Partia Demokratike dhe Koalicioni Opozitar rikonfirmojne gatishmerine e tyre duke ju pergjigjur pozitivisht fteses se Presidentit Nishani” thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat nga PD.

Më herët, u deshën vetëm pak minuta, që Edi Rama t’i përgjigjej pozitivisht ftesës që bëri presidenti Bujar Nishani për të ulur në tryezë palët politike. Për të rinisur dialogun, presidenti tha se ishte i gatshëm, të organizonte një takim mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani po ndjek me shumë shqetësim përmasat që po merr kriza politike në vend. Ndaj edhe njëherë i kërkon Kryeministrit të vendit dhe Liderit të Opozitës të ulen në tryezën e bisedimeve me vullnetin për kompromis, për të tejkaluar këtë situatë të vështirë për vendin. Presidenti Nishani ofron të gjithë gatishmërinë dhe angazhimin e tij institucional në shërbim të këtij dialogu” ishte njoftimi për mediat që shpërndau kreu i shtetit.

Kryeministri nga ana e tij ishte pozitiv, megjithëse prej ditësh ka etiketuar Nishanin, si të paaftë për të mbledhur në një tryezë krerët e partive politike.

“Z.President!Edhe unë jam i shqetësuar për përmasat që po merr kriza e PD!Jam gati t’i përgjigjem thirrjes suaj kaq të vonuar e të ulem me LB” u shpreh Rama në një status në Facebook.

Lulzim Basha do të mbledhë grupin parlamentar sot rreth orës 18:30. Më herët, Basha bëri një propozim të ri për Edi Ramën, kur i kërkoi ndryshimin e sistemit zgjedhor nga proporcional rajonal, në mazhoritar, një ide që ndryshon tërësisht parlamentin e ardhshëm duke e bërë me 100 deputetë.

FTESA E NISHANIT

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani po ndjek me shumë shqetësim përmasat që po merr kriza politike në vend. Ndaj edhe njëherë i kërkon Kryeministrit të vendit dhe Liderit të Opozitës të ulen në tryezën e bisedimeve me vullnetin për kompromis, për të tejkaluar këtë situatë të vështirë për vendin. Presidenti Nishani ofron të gjithë gatishmërinë dhe angazhimin e tij institucional në shërbim të këtij dialogu

PERGJIGJIA E RAMES

“Z.President!Edhe unë jam i shqetësuar për përmasat që po merr kriza e PD!Jam gati t’i përgjigjem thirrjes suaj kaq të vonuar e të ulem me LB”

PERGJIGJIA E BASHES

Partia Demokratike dhe i gjithe Koalicioni Opozitar mirepresin ftesen institucionale te Presidentit Nishani per dialog ne funksion te zgjidhjes se krizes se rende politike qe ka mberthyer Shqiperine.

Ndonese shkaktari i kesaj krize Edi Rama me veprimet dhe qendrimet e tij ka vendosur interesin e tij vetjak para interesave te qytetareve shqiptare, opozita dhe Partia Demokratike kane kerkuar gjithmone rrugen e dialogut te vertete dhe jo fasade per tu bashkuar permes zgjidhjes se ofruar, ne luften kunder krimit, droges, korrupsionit dhe kthimit te shtetit ne garnizon elektoral te pushtetit, qe kercenojne asgjesimin e zgjedhjeve, demokracise dhe stabilitetit.

Partia Demokratike dhe Koalicioni Opozitar rikonfirmojne gatishmerine e tyre duke ju pergjigjur pozitivisht fteses se Presidentit Nishani.

Share: