Home KRYESORE Luksi ne Shtepine Muze te Myslym Pezës…

Luksi ne Shtepine Muze te Myslym Pezës…

Nga Artur Nura

Ne vendin ku është realizuar Konferenca e Pezës kisha qene për here te fundit rreth viteve 1986-87 si aksionit për korrjen e grurit dhe misrit kur nga kryeqyteti shkonim ne ndihme te fshatarësisë heroike socialiste te asaj.

Partia donte qe fshati heroik i Babe Myslymit (Myslym Pezës) te ishte ne pararoje te fshatarësisë socialiste dhe dërgonte atje organizata rinore si aksioniste për te ndihmuar fund javët ne korrje. Pastaj propaganda bënte te te veten me këto zhvillime te mire organizuara dhe te imponuara.

Ne fakt, ne një fund – jave na qëlloi te merrnim pjese edhe ne një dasem te fshatit qe përkoi me aksionin tone. Rinia kryeqytetase e “pushtoi” dasmën me kërcimin dhe argëtimin e aksionisteve, sa ne fund i zoti i shtepise për te na perzene, u detyrua ti kërkoi orkestrës muzikën dhe kërcimin e fundit për aksionistet.

Ishte një mënyre inteligjente dhe e drejte për te na perzene, meqë te gjithë dasmoret u bene thjesht spektatore te gëzimit te tyre familjar.

Ne atë kohe, atë zhvillim krejt natyral dhe domethënës unë e shkrova për gazetën “Zeri I Rinise”, sigurisht pasi kisha përshkruar frymën skematike te aksionit!

Redaksia e censuroi këtë pjesën me te bukur te shkrimit, duke e zëvendësuar me një veprim te pa ndodhur: Ne aksionistet pas vallëzimit ne dasem, ishim ulur ne me fshataret me te vjetër dhe veterane dhe kishim folur për luftën heroike te Pezës dhe vecanerisht atë te Babe Myslymit!

Sot ne Peze…

Dje pas kaq shume vitesh, unë nuk kalova si zakonisht deri te Lapidari qe tregon rrugën për fshatin e luftës nacional çlirimtare te Pezës dhe te vazhdoja për ne Durrës, por vendosa te shkoj me familjen te vizitoja Pezën.

Sapo kalon nga rruga nacionale e cila është gjithë bordura dhe gunga e gropa qe te shkundin ne makine, hyra ne rrugën për ne Pezën Heroike te mire asfaltuar dhe pa gropa deri ne qendër te fshatit dhe pastaj edhe tek shtëpie muze e heroit te luftës Babe Myslymit.

Ishte bukur ti japësh makinës ne një rruge te tille, vecanerisht pasi ke kaluar nga nacionalja qe te çon ne qytetin turistik te Durrësit dhe qe është për faqe te zeze, sa me siguri edhe rruget e Kandaharit janë me te mira…!

Peza qendër turistike e sponsorizuar nga pushteti me reklame gjigante falas

Ne shtepine Muze te Babe Myslymit u përballem me një park te mire organizuar dhe me shtepine e konstruktuar bukur. Nga një shtëpi e varfër fshati te vendi me te varfër, ajo ishte kthyer ne një shtëpi-restorant luksoz dhe shume te vizituar.

Zona si ajo e Peze Shqipëria e varfër ka me mijëra, por sigurisht jo tek te gjitha ato, ne çdo 16 shtator organizohet nga autoritete zyrtare “Nata e Bardhe” ku marrin pjese me mijëra te rinj dhe nuk mungojnë autoritetet me te larte shtetërore.

Shteti sigurisht qe duhet te shpenzoje jo pak para per kete organizim.

Dikur e bënte Bashkia e Tiranes me ne krye Edi Ramen, sot e bën po Bashkia Tirane me ne krye Erion Veline dhe sigurisht Edi Rama interesohet ne distance. Mediat flasim për këto organizime jo pak dhe lajmet nuk kane te sosur, ndërsa e gjitha kjo nuk është gjë tjetër veçse një reklame gjigante falas.

Per një fshat periferik te Tiranes, por për me shume për një Shtëpi Restorant Muze, pronar i te cilit fati e desh te jete njeri nga trashëguesit e kësaj familje te Pezës qe rastësisht është deri ne fund te kësaj legjislature deputet i PS…!

Nje dreke te shtëpia-restorant-muze e Babe Myslymit

Ne fund vendosem te shkojmë ta provojmë familjarisht këtë restorantin muze te Pezës Heroike ku çdo gjë ishte luksi dhe vecanerisht çmimet.

Shërbimi mua personalisht nuk mu duk adekuat me ambientin dhe çmimet. Asortimentet qartazi nuk ishin te freskëta fshati siç do duhet te ishin parimisht. Ne një çerek kile oriz te gatuar me një pule te plakur fabrike e paguam 2.300 leke te rinj, një bire krik te vogël 250 leke te rinj dhe një ujë, jo te Pezës heroike, por te ish pushtuesve te saj dmth “Pana”, 230 leke te rinj.

Ne nga darka e patëm stomakun shume te rende ne fakt. Sa kane ndryshuar kohet dhe simbolizmat e e tyre…

Share: