Home KRYESORE Manjani një këshill për votuesit: zgjidhja është pjesëmarrja për të larguar të...

Manjani një këshill për votuesit: zgjidhja është pjesëmarrja për të larguar të keqen

Ish-ministri i Drejtesise, Ylli Manjani ka reaguar me një status në rrjetin social ”Facebook”, duke thene se mosvotimi i qytetarëve nuk është zgjidhje por është anti-zgjidhje.

Ja postimi i tij i plotë: Një këshillë për votimet.
————

Ka shumë njerëz që thonë e shkruajnë në FB se: nuk do votojnë! Se nuk ja vlen të votosh këtë lloj politike.

Ka disa të tjerë që e motivojnë vendimin e tyre për të mos votuar me arsyetime të tilla që ;”lista e partisë x po y, nuk është e mirë” ose, ” partitë politike janë të gjitha të këqija”, e te tjera arësye si këto.

Nuk ka dyshim që në një shoqëri të lirë njerëzit votojnë ose nuk votojnë sipas dëshirës. Asnjë detyrim nuk mund të vendoset as për të votuar e as për të votuar dikë me zor!

Puna është se demokracia është: pjesmarrje e qytetarëve në vendimmarrjen e shtetit! Si e tille, pjesmarrja në votime është pjesmarrje në sistemin demokratik.

E kuptoj që mosvotimi është një formë proteste krejt legjitime, por nuk zgjidh problemin për të cilin proteston!

Politika, ndaj të cilës protestojet me mosvotim, ngjitet më lart, bëhet më e forte, më e keqe dhe më e pashpirt! Duke mos votuar ajo rrefuzon edhe të të flasë e jo më të të përgjigjet. Sepse nuk e ke votuar!

Duke mos votuar politika mbetet në krye sipas shprehjes:hapi rrugën budallait! Dhe duke i hapur rrugë atyre (politikës budallaqe) ata dalin në krye, fiks siç dalin budallenjtë para kur e gjejnë rrugën bosh.

Pra mosvotimi nuk është zgjidhje. Është anti-zgjidhje, pa sens e pa kuptim! Vetëm sa e bën të keqen më të fortë.

Zgjidhja është pjesmarrja. Rrezimi me votë i të keqes! Qoftë edhe duke zgjedhur një të keqe më të vogël.

Voto për dikë që është në listë diku, por që e njeh dhe ke respekt për të! Ç’rëndësi ka i kujt partie është! Të gjitha njësoj janë…

Zgjidh një parti që të duket më pak e keqe. Një parti që të paktën thotë diçka serioze. Ose edhe një parti me të cilën je apo ke qenë tifoz.

Pra voto, mundësisht zgjidh, por bëje!

Kjo është këshilla ime për të gjithë ju që me të drejtë protestoni me mosvotim!

Provojeni më mirë me votim!

Screenshot_7.jpg

Share: