Home KRYESORE Maqedoni drejt zgjidhjes krizes, Zaev merr mandatin për qeverinë e re

Maqedoni drejt zgjidhjes krizes, Zaev merr mandatin për qeverinë e re

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev menjëherë pas marrjes së mandatit u shpreh se obligohet që qeveria e re do të mundësojë që vendi të ecë përpara dhe të shndërrohet në një shtet me perspektiva evropiane për të gjithë qytetarët e vendit.

“Do të sigurojmë kushte për jetë kualitative për të gjithë qytetarët. Qytetarët janë të gatshëm të punojnë për të zgjidhur problemet. Një shoqëri për të gjithë është koncepti i ardhmes për Maqedonisë. Demokracia është proces e cila nënkupton vendosshmëri. Do të punoj me gjithë zemër”, deklaroi Zoran Zaev, mandatar.

“Do të punoj me të gjithë, Qeveria e re do të jetë e të gjithëve, do të krijojmë shtet të drejtë për të gjithë, fillojmë të ndërtojmë shoqëri me të drejta për të gjithë. Me mandatin do të nisim bisedimet për të formuar Qeverinë. Të mos presim ato 20 ditë, do të tentojmë që sa më shpjet të formojmë kabinetin Qeveritarë”, deklaroi mes tjerash Zaev.

Ai tha se shpreson se me formimin e Qeverisë së re do të hiqet testimi ekstern, si një ndër premtimet kyçe të dhëna edhe gjatë fushatës zgjedhor, shkruan Alsat.& lapsi.al

Share: