Nga Refik HASANI
Në këtë muaj, kur e kujtojm përvjetorin e kësaj marrëveshje të arritur në mesë të Shqiptarëve të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës dhe Serbëve është koha dhe momenti të rishikohen të gjitha pikat. Kjo marrëveshje nuk është askund duke u respektuar.Prandaj Marrëveshja e Konçulit, duhet rishikuar se si po zbatohet në praktik dhe cilat jan anët pozitive dhe negative.Për këtë të hapet diskutimi në nivelin dhe rangun e vlerësimit të grupeve punuese të ekspertëve apo komisioneve të ndërsjellta dhe të nivelit më të lartë politik që të plotësohet dhe pasurohet me pika e nene.Deri më tani asnjë deklarat zyrtare nga pala shqiptare se si është respektuar dhe cilat jan ato pika që nuk jan repsketuar fare, pse nuk ka funksionuar ndonjë sekretari e përhershme lidhur me zbatimin dhe mbykqyrjen edhe të ndërkombëtarëve të kësaj marrëveshje.
05 maj 2017
(Autori, përveç këtij vështrimi ka edhe një punim të prezentuar në konferencë shkencore mbi rolin dhe rendësin e marrëveshjes së Konçulit).