Home KRYESORE Meta i shkruan Tajanit, Presidentit të PE-së: Duam vëzhgues të huaj për...

Meta i shkruan Tajanit, Presidentit të PE-së: Duam vëzhgues të huaj për zgjedhjet

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ka dërguar sot një ftesë zyrtare Presidentit të Parlamentit Evropian Antonio Tajani për vëzhgues ndërkombëtarë të zgjedhjeve nga ana e Parlamentit Europian.

Duket se fakti qe negociatat midis Edi Rames dhe Lulzim Bashes po realizohen pertej kujdesit te tij, Presidenti i ardhshem i Republikes nuk ka pritur qe ato te mbarojne, por në letrën e dërguar Tajanit, thekson rëndësinë e monitorimit të procesit zgjedhor i cili i shërben cilësisë së procesit, por edhe legjitimitetit të rezultatit.

“Besimplotë se monitorimi sa më i gjerë ndërkombëtar dhe vendor i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare i shërben cilësisë së procesit por edhe legjitimitetit të rezultatit të tyre, lutem pranoni, i nderuar z. Tajani, ndjenjat e konsideratës time më të lartë”,- shpreh Meta në letrën e dërguar Tajani.

Share: