Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka reaguar pak para nisjes së protestës së opozitës, duke sulmuar aktivistët e LGBT, që zhvilluan sot një marshim në rrugët e kryeqytetit.
“Kjo është tolerancë: Qeveria proteston me biçikleta e tollumbace, në orën 11:00, për të drejtën e ‘tajares’! Opozita proteston në orën 12:00, për të drejtën e votës!”, shkruan Ndoka në faqen e tij në Facebook.
Ndoka njihet për qëndrimet e tij publike kundër komunitetit LGBT.