Home KRYESORE Ne 15.30 shorti për Kërkese Padinë e AP ndaj KQZ-se ne Kolegjin...

Ne 15.30 shorti për Kërkese Padinë e AP ndaj KQZ-se ne Kolegjin Zgjedhor.

Aleati i Ramës në Koalicionin Aleanca për Shqipërinë Europiane, Aleanca Popullore e Artur Dojakes godet veprimtarinë zgjedhore te KQZ-se duke kerkuar pavlefshmerine e rregjistrimit te partive politike ne kete institucion zgjedhor qendror.

Partia Aleanca Popullore, e njohur si themeluese e çështjes çame dhe e preferuara në koalicionin zgjedhor qeverisës të vitit 2013 ka paditur dje në Kolegjin Zgjedhor Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dhe shorti hidhet sot ne oren 15.30.

Vet kjo forcë politike e dominuar nga Komuniteti Çam, nuk ka pranuar të dorëzojë listën e kandidatëve në KQZ për shkak se është deklaruar qysh herët se është kundër zhvillimit të zgjedhjeve pa opozitën.

Duket se tashme shtyrjen e zgjedhjeve te 18 qershorit po e kerkojne edhe Aleate te kryeministrit Edi Rama dhe i pari duket se eshte Aleanca Popullore.

Share: