Pas dështimit të takimit të djeshëm për daljen nga kriza politike, pritet që Lulzim Basha të takojë sot ambasadorët e BE-së në orën 13:30, bëhet me dije nga mediat.
Ky është takimi i radhes me ta qysh pa hyrjes në çadrën e protestës dhe kërkesës për qeveri teknike e zgjedhje të lira e të ndershme.
Basha deri më tani ka qenë i vendosur duke mos pranuar kushtet të tjera përpos atyre që ka kërkuar nga hyrja në çadër. Ai tha “jo” ehe në prani të delegacionit të lartë europian pak ditë më parë, po ashtu edhe dje Basha nuk ra dakord më kushtet e Ramës në Presidencë.
Mesa kuptohet këto janë lëvizjet e fundit për të arritur në një marrëveshje mes palëve dhe zhbllokimin e krizës politike ndersa opozita ka premtuar proteste ne Kavaje diten e diele kur sipas ligjit janë parashikuar zgjedhjet vendore atje.