Home KRYESORE Nuk ngrihet dialogu mbi gjuhe urrejtje…

Nuk ngrihet dialogu mbi gjuhe urrejtje…

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Degjojme cdo dite apelin per dialog per politiken shqiptare midis dy bastioneve te margjinalizuara!

Kjo eshte njera ane e retorikes fasade midis dy paleve ballfaquese. Nga ana tjeter degjojme nje gjuhe urrejtje te pafund midis tyre. Mesa duket djalli ka dale nga shishja!

Nderkohe ne te gjithe po harrojme shprehjen e shenjte se “edhe engjulli, edhe djalli rrojne bashke tek i gjalli”…

Ne kete asimetri tejet kontraverse te politikes shqiptare, qe flet per mungese te theksuar sinqeriteti midis paleve dhe serioziteti ndaj qytetareve shqiptare shtrohet peytja legjitime:

A mund te ngrihet dialogu me nje gjuhe te tille urrejtje midis paleve?!

Pergjigja eshte me pyetje:

A mund te bashkejetojne uji me zjarrin?!

Kur vizitoi per here te pare Shqiperine Pape Gjon Pali u ul dhe puthi token Ilire dhe peshperiti fjalet…”fryma e hakmarrjes eshte nje ndjenje qe rrenon”…

Sa pak degjojne politikanet tane… sa memorie te kufizuar kane…sa shpejt harrojne mesimet e te kaluares…sa te verber jane ndaj te ardhmes!

Ose dialog, ose urrejtje!

Share: