Home KRYESORE Paradokset e paktit, pikëpyetjet ligjore të marrëveshjes PS-PD

Paradokset e paktit, pikëpyetjet ligjore të marrëveshjes PS-PD

Anulimi dekretit të presidentit dhe data e zgjedhjeve Si regjistrohen partitë opozitare jashtë afatit ligjor?

Anulimi dekretit të presidentit dhe data e zgjedhjeve Si regjistrohen partitë opozitare jashtë afatit ligjor? VIDEO Report TV – Paradokset e paktit, pikëpyetjet ligjore të marrëveshjes PS-PD Marrëveshja politike Rama­ Basha, e finalizuar nën kujdesin amerikan, në tejkalim të paketës ‘McAllister+’, është rrethuar me shpejtësi nga një mjegull pikëpyetjesh, sa i takon bazës ligjore për zbatueshmërinë e saj.

Përpos disa paqartësive, si për shembull, për kompetencat e ministrave teknikë, zhbërjen e të drejtës për krijimin e koalicioneve etj., pakti mes krerëve të dy partive kryesore në Shqipëri, prodhon disa paradokse ligjore, të cilat atakojnë Kushtetutën e Shqipërisë dhe Kodin Zgjedhor. Marrëveshja, për të mundësuar përfshirjen e opozitës në zgjedhje, parashikon zhbërjen e zgjedhjeve të 18 Qershorit dhe ndërtimin e një procesi të ri zgjedhor, me afate dhe procedura të reja, pa një bazë ligjore. Pakti politik detyron institucionet të organizojnë dhe administrojnë zgjedhjet në një tjetër datë, konkretisht në datën 25 qershor, duke përjashtuar në të njëjtën kohë një ndërhyrje në Kushtetutë para zgjedhjeve të 25 qershorit, për të legjitimuar një proces të tillë. Pakti projekton një proces tjetër zgjedhor, në kushtet kur Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor, në asnjë rast nuk parashikojnë që Presidenti të anulojë dekretin dhe të caktojë një datë tjetër për zgjedhjet.

1) Mbi ç’baza ligjore anulohet dekreti i Presidentit të Republikës për datën e zgjedhjeve? Krerët e mazhorancës dhe opozitës, me anë të një marrëveshje politike, e negociuar mëngjesin e 18 majit, urdhërojnë anulimin e dekretit të Presidentit të Republikës për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare. Në të njëjtën kohë, pika ‘e’ e marrëveshjes parashikon që, reformat kushtetuese dhe zgjedhore do të bëhen në fillim të legjislaturës së re.

Pra, parashikohet anulimi i dekretit të Presidentit për zgjedhjet, vetëm se një forcë politike nuk preferoi të merrte pjesë në zgjedhje, pa parashikuar një ndërhyrje në Kushtetutë. Ndërkaq, neni 92 pika ‘gj’ e Kushtetutës parashikon që caktimi i datës së zgjedhjeve është eksluzivitet i Presidentit të Republikës. Kushtetuta nuk krijon asnjë mundësi për zhbërjen e dekretit për datën e zgjedhjeve, aq më tepër me anë të një dispozite transitore në ligjin zgjedhor, siç edhe kanë në plan PD­PS.

2) Mbi ç’bazë ligjore urdhërohet Presidenti të dekretojë një tjetër datë për zhvillimin e zgjedhjeve? Share komente Share komente Share komente Intervista Babai i Blerta Pepës: Spitali privat ma vrau vajzën, shteti të veprojë Basha: S’pyesim për SHBA e BE Rama po përdor llumin e katolikëve Zyrtari i DASH, Yee: Dyshojmë për arsyet e bojkotit të opozitës

Marrëveshja politike urdhëron Presidentin e Republikës të dekretojë një tjetër datë për zhvillimin e zgjedhjeve, pa parashikuar një ndërhyrje në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor. Si mund të urdhërohet kreu i shtetit, me anë të një pakti politik, të dekretojë një tjetër datë për zgjedhjet parlamentare, në kushtet kur aktet e Presidentit për zgjedhjet bazohen vetëm nenet 92 dhe 93 të Kushtetutës si dhe në nenin 9 të Kodit Zgjedhor?

Mbi çfarë baze ligjore, kreu i shtetit mund të dekretojë dy data për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare, me 18 qershor dhe 25 qershor? A mund të dalë kreu i shtetit përtej kornizës kushtetuese për shkak se ekziston një vullnet politik? A mund të konsiderohet dekretimi i zgjedhjeve nga kreu i shtetit një akt i thjeshtë ligjor dhe jo kushtetues?

Mbi ç’baza ligjore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zhbëjë të gjitha vendimmarrjet për zgjedhjet e 18 Qershorit? Mbi ç’terren ligjor do të ecë KQZ për të organizuar zgjedhjet parlamentare në 25 Qershor, pra në një tjetër datë? 3) Si do të justifikohet regjistrimi i partive opozitare në zgjedhje në tejkalim të afatit ligjor? Marrëveshja politike urdhëron që Presidenti i Republikës dekreton datën e re të zgjedhjeve më 25 qershor 2017.

Pika e dytë e marrëveshjes parashikon regjistrimin e menjëhershëm të partive politike të opozitës në zgjedhje. Neni 64 i Kodit Zgjedhor, parashikon që çdo parti politike duhet të paraqesë kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se 70 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Referuar paktit politik, mbetet e paqartë se si do të justifikohet regjistrimi i partive opozitare në zgjedhje në tejkalim të afatit ligjor. E vetmja mënyrë mbetet të ndryshohet Kodi Zgjedhor, por për të ndryshuar ligjin zgjedhor, duhet një ndërhyje në Kushtetutë.

4) Mbi cilin nen të Kodit Zgjedhor opozita do të paraqesë listën e kandidatëve për deputetë në KQZ, 29 ditë para datës së zgjedhjeve? Pakti politik atakon pika të tjera të ligjit zgjedhor. E njëjta situatë paraqitet edhe sa i takon ligjshmërisë së paraqitjes së listave të kandidatëve për deputetë. Pika e dytë e marrëveshjes parashikon regjistrimin e listave shumë emerore të partive politike të opozitës brenda datës 26 maj 2017.

Kodi Zgjedhor, në pikën 1 të nenit 67 parashikon që partia politike, që është regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor për zgjedhjet në Kuvend, depoziton në KQZ listën shumemërore të kandidatëve të saj për çdo zonë zgjedhore jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve. Në kushtet të tilla, cila do të jetë referenca ligjore e KQZ për të pranuar listat e Partisë Demokratike në tejkalim të afatit ligjor?

A mund të rikthehen të gjitha afatet me anë të një dispozite kalimtare në Kodin Zgjedhor, në kushtet kur Komisioni i Venecias ka rekomanduar të mosndërhyrje në ligjin zgjedhor gjashtë muaji para zgjedhjeve? Nëse ligjvënësit rivendosin në afat regjistrimin e partive dhe të kandidatëve për deputetë pse nuk mund të rivendoset në afat edhe e drejta për krijimin e koalicioneve parazgjedhore? A është antikushtetuese mohimi i të drejtës partive politike për t’u grupuar në një koalicion parazgjedhor?

5) Cila është baza ligjore për zëvendësimin e komisionerëve të emëruar kryesisht nga KQZ nga anëtarë të propozuar nga PD dhe PR? Partitë politike duhet të propozojnë kandidaturat përkatëse për anëtar të KZAZ­së jo më vonë se 105 ditë para datës së zgjedhjeve. Në kushtet kur PD dhe PR nuk respektuan këtë afat, KQZ, bazuar në Kodin Zgjedhor, emëroi komisionerë kryesisht. Kodi parashikon që anëtarët e emëruar kryesisht qëndrojnë në detyrë deri në emërimin e anëtarëve të propozuar nga partitë politike, sipas këtij neni.

Por, zëvendësimi duhet të kryhet jo më vonë se 30 ditë nga dita e zgjedhjeve. Ndërkaq, marrëveshja për zgjidhjen e ngërçit politik, ndër të tjera, parashikon që PD dhe PR të propozojnë komisionerët, në tejkalim të këtij afati. Mbetet për t’u parë se ku do të zbatohet vendimmarrja për zëvendësimin e komisionerëve që zëvendësuan anëtarët e opozitës. 6) Çfarë do të ndodhë me fletën e votimit të miratuar nga KQZ për zgjedhjet e 18 Qershorit? Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në datën 8 maj ka miratuar fletën e votimit për zgjedhjet e 18 Qershorit.

Nga ana tjetër, marrëveshja politike, parashikon pavlefshmërinë e këtij vendimi të KQZ si dhe printimin e fletëve të tjera të votimit, duke përfshirë edhe partitë

Data tetë maj, si afat për miratimin dhe printimin e fletëve të votimit u konsiderua si shansi i fundit për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje. Megjithatë, marrëveshja e 17 majit, parashikon printimin e fletëve të tjera të votimit, për zgjedhjet e 25 Qershorit, në shkelje të fatit 40 ditor. KQZ ka një kontratë me kompaninë sllovene “Cetis” për shtypjen e fletëve te votimit dhe në bazë të kontratës, kompania ka kërkuar miratimin e fletës së votimit 40 ditë para zgjedhjeve.

7) Ndërhyrja në Kodin Zgjedhor a i mbivendoset Kushtetutës? Edhe pse nuk parashikohet në asnjë pikë të marrëveshjes, PD­PS pritet të miratojnë një dispozitë transitore në Kodin Zgjedhor për të rivendosur afate të reja për lejimin e opozitës në zgjedhjet e 25 Qershorit. Dispozita synon të ndërhyjë në të gjitha pikat e mësipërme, për të mundësuar zbatimin e marrëveshjes, pa ndërhyrë në Kushtetutë.

Pra, partitë synojnë të detyrojnë kreun e shtetit të anulojë dekretin e parë dhe të dekretojë datën 25 qershor pa ndërhyrë në Kushtetutë. Dhe paralajmërimi ka ardhur nga deputeti Demokrat Oerd Bylykbashi që në datën 17 maj. “Nëse parlamenti vendos që për këto zgjedhje apo gjithmonë, periudha e zgjedhjeve të jetë një periudhë tjetër, mund ta ndryshojë Kodin tani me vetëm 84 vota dhe pa ndryshuar Kushtetutën. Dhe parlamenti mund të caktojë çdo të diel deri me 3 shtator (sepse 3 shtatori është e diela e fundit para datës 9 shtator) si datë të zgjedhjeve, vetëm duke ndryshuar ligjin pa pasur nevojë të ndryshojë Kushtetutën.

A mund të zhvillohen zgjedhjet pas datës 9 shtator? Po! Mjafton një dispozitë tranzitore e thjeshtë në Kushtetutë që është shumë më pak e shëmtuar se ai aneksi i tmerrshëm që u miratua për reformën në drejtësi që nuk e ka asnjë Kushtetutë e botës”, pretendon deputeti i PD. Marrëveshja Marrëveshja politike Rama­Basha, e finalizuar nën dirigjimin amerikan, në tejkalim të paketës ‘McAllister Plus’, është rrethuar me shpejtësi nga një mjegull pikëpyetjesh, sa i takon bazës ligjore për zbatueshmërinë e saj.

Pakti politik detyron institucionet organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve në një tjetër datë, konkretisht në datën 25 qershor, duke përjashtuar në të njëjtën kohë një ndërhyrje në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor. Pikat e marrëveshjes politike për zgjedhjet

1. Presidenti i Republikës dekreton datën e re të zgjedhjeve më 25 qershor 2017.

2. Regjistrimi i menjëhershëm i partive politike të opozitës. Regjistrimi i listave shumemërore të partive politike të opozitës brenda datës 26 Maj 2017.

3. Listat e zgjedhësve

a. Përfshirja në listat e zgjedhësve e zgjedhësve të rinj që votojnë në datën e re të zgjedhjeve.

b. Dhënia e aksesit opozitës në informacionin e mbledhur nga projekti i Adresave dhe çështjet të tjera të lidhura me zgjedhësit, nëpërmjet auditëve të KQZ­së.

4. Mbështetje KQZ­së për përgatitjen e materialeve zgjedhore.

5. Plotësimi i komisioneve zgjedhore dhe grupeve të numërimit.

6. Zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Kavajës, do të zhvillohen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e përgjithshme.

7. Pezullimi i çdo iniciative për kontrata të përkohshme në nivel qendror dhe vendor.

8. Mbështetje ndërkombëtare për forcimin e monitorimit te listës së zgjedhësve.

9. Mbështetje ndërkombëtare për KQZ­ për ngritjen e linjave telefonike të ndihmës për vëzhgimin dhe shqyrtimin e ankesave mbi ligjin e shërbimit civil dhe blerjen e votës.

Kushtetuta e Shqipërisë Neni 92 Presidenti ushtron edhe këto kompetenca: gj) Cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve; Neni 65 8/16 2. Zgjedhjet për Kuvendin e ri zhvillohen në periudhën zgjedhore më të afërt që i paraprin datës së përfundimit të mandatit të Kuvendit.

Periudhat zgjedhore dhe rregullat për thirrjen e zgjedhjeve për Kuvendin përcaktohen në ligjin për zgjedhjet. Kodi Zgjedhor Neni 9 Caktimi i datës së zgjedhjeve për Kuvendin 1. Data e zgjedhjeve për Kuvendin caktohet me dekret nga Presidenti i Republikës, sipas rregullave të parashikuara në nenin 65 të Kushtetutës.

Zgjedhjet për Kuvendin zhvillohen në një nga dy të dielat e fundit, brenda periudhës zgjedhore të përcaktuar në nenin 8 të këtij Kodi dhe në çdo rast jo më vonë se 30 ditë para datës së mbarimit të mandatit të Kuvendit. Në rast se mandati i Kuvendit përfundon më herët se 30 ditë nga fillimi i periudhës zgjedhore, zgjedhjet zhvillohen në periudhën zgjedhore pararendëse.

Për efekt të këtij Kodi, mandati i Kuvendit mbaron në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt pas datës së mbledhjes së parë të tij.

2. Presidenti i Republikës nxjerr dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin jo më vonë se 9 muaj para mbarimit të mandatit të Kuvendit. Me vendim të Kuvendit, mbyllja e legjislaturës ose shpërndarja e tij bëhen jo më shpejt se 45 ditë para datës së caktuar për zgjedhjet dhe jo më vonë se 30 ditë para kësaj date./shqiptarja.com

Share: