Zonat e ulëta dhe ato bregdetare do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta, por me vranësira dhe shira të dobët e lokalë paraqitet moti për zonat malore juglindore.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kushte të paqëndrueshme atmosferike për zonat malore pasi vranësirat dhe shirat do të mbeten prezent ndërsa me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme do të paraqitet moti për në pjesën tjetër të territorit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë rritje të ndjeshme të tyre. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim deri në 1 ballë.