Home KRYESORE Parlamenti “pa ze”… 2013 – 2017…

Parlamenti “pa ze”… 2013 – 2017…

Nga Sorina Koti

E Enjtja e pare ku qytetaret shqiptare nuk do degjojne me Parlament dhe nuk do bezdisen nga hallakatjet e deputeteve.

Edhe pse zyrtarisht mandati i tyre mbaron ne Shtator, realisht Parlamenti shqiptar ka muaj, qe nuk funksionon.

Ky do te mbahet mend si Parlamenti, qe “rrahu uje ne havan” dhe nuk punoi per zhvillimin e vendit.

Ky Parlament do mbahet mend per deputete “figurante”, qe as diskutimet nuk i shkruanin vete; per deputete qe nuk perfaqesonin elektoratin e tyre; per deputete qe ngaterronin profesionin e tyre me politike-berjen; deputete qe nuk e ngriten zerin per problemin e zonave te tyre; deputete te lidhur me krimin; deputete te blere apo te shitur.

Deputete pa ze… E disa pa figure…

Parlament qe mblodhi thjesht njerez, njerez pa identitet politik, njerez qe kishin kaluar madje edhe ylberin; njerez qe nuk dinin te dilnin pertej egos dhe interesave te tyre personale; njerez qe detyren e vetme kishin kurthin politik dhe noterizimin e vjedhjeve te Qeverise.

E pra, dite per dite kerkojme te permiresohemi, te ndertojme shtetin ligjor dhe te zbatojme me rigorozitet rregullat.

Besoj fort se Zgjedhje me 18 Qershor nuk do kete; Zgjedhje me 1 Parti nuk mund te kete. Ne te kundert, Parlamenti i ardhshem do te jete vetem “nje ekran me miza”…

Share: