Partia Demokratike dënoi shkarkimin nga puna të gazetarëve Simon Shkreli dhe Eliona Shkreli, nga televioni Channel 1 në Shkodër.
Sipas PD-së, urdhri për largimin e gazetarëve ka ardhur nga pronari i televizionit Agron Cela, që është deputeti i Ilir Metës dhe një prej oligarkëve të mazhorancës, për shkak të një statusi në Facebook të gazetarit ku ai shprehte pakënaqësinë për zgjedhjen e Metës president.
Gazetari Simon Shkreli dhe bashkëshortja e tij u pushuan nga puna prej pronarit të televizionit në Shkodër, për një opinion në rrjetin social.