Home KRYESORE Basha i kujton Ramës se PD-në nuk e blen dot

Basha i kujton Ramës se PD-në nuk e blen dot

Pasi Edi Rama kujtoi se edhe 48 orë kohë i mbeten Partisë Demokratike të regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 18 qershorit, duke i lënë hapur derën kreut të saj, ka ardhur edhe përgjigja e Lulzim Bashës.

Krye demokrati e akuzon Ramën se gjithe karrierën e tij e ka ngritur mbi blerjen e çdo gjëje, por e vetmja gjë që nuk ka blerë dot ndonjëherë ka qenë Partia Demokratike.

Sipas Bashës, pasuria e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste kalon edhe prodhimin kombëtar të Shqipërisë. Lideri i opozitës akuzoi kreun e qeverisë se ditën e sotme u shtir sikur kishte hallin e Partisë Demokratike.

Share: