Ministri i ri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka mbyllur takimin me Krerët e Policisë së Shtetit. Ai u ka bërë me dije atyre prioritetet e punës gjatë periudhës që do të jetë në krye të Ministrisë së Brendshme.
Burime të 360grade.al bëjnë me dije se në qendër të bisedimeve ishte lufta ndaj Cannabisit, trafikimeve të ndryshme dhe procedurat që do ndiqen gjatë periudhës së zgjedhjeve, ku policia do të ketë një rol tërëisht ruajtës rendi dhe sigurie./360grade.al/