Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi reagoi pas përplasjes së sotme mes policisë së Rendit dhe asaj bashkiake.
Shkak u bë ngritja e një tende, për të cilën u tha se përfaqësues të PS po e vendosnin aty për takimin e Ramës me të rinjtë, sot në qytetin e Shkodrës.
“I bëj thirrje kryeministrit Rama të mos provokojë” ka thënë Ademi gjatë një deklarate për mediat.
Ajo theksoi se “ne menyre te paligjshme policia e shtetit nderhyri per te mos lejuar zhvillimin e aktivitetit per diten nderkombetare te familjes”.
“Bashkia Shkoder do kete aktivitet edhe ne oren 17:00-20:00 dhe i ben thirrje kryeministrit Rama qe te mos.provokoje sepse lejen per aktivitetin nuk e ka ne oborrin poshte bashkise, por prane prefektures”- tha ajo.
Përplasje mes policisë së Rendit dhe asaj Bashkiake në qytetin e Shkodrës. Shkak është bërë ngritja e një tende në mes të qytetit që do të shërbente për pritjen e kryeministrit Rama sot me të rinjtë, në takimin e planifikuar me votuesit e herës së parë.