Home KRYESORE Petrit Vasili: LSI, gati të dorëzojë Ilir Metën për kompromisin!

Petrit Vasili: LSI, gati të dorëzojë Ilir Metën për kompromisin!

LSI duket nuk e pranon menjanimin e saj nga aktor themelor ne politike dhe dialog midis paleve. Ndoshta nisur nga ethet e fushatës që ka nisur për zgjedhjet pa opozitën, kryetari i ri i LSI Petrit Vasili ka bërë sot një deklaratë të fortë duke u shprehur se eshte i gatshëm të dorëzojë mandatin presidencial të fituar nga Ilir Meta për zgjidhjen e krizës.

“Boll më me këtë teatër jo transparent. Përgjegjësitë për bllokimin e zgjidhjes janë të atyre që nuk e mbështetën dhe nuk e mbështesin edhe tani propozimin e z. McAllister.

Duhet t’i jepet fund një orë e më parë të gjitha lojërave politike, që trondisin stabilitetin dhe sigurinë e vendit dhe të qytetarëve.

Lëvizja Socialiste për Integrim është e gatshme të kthejë edhe postin e Presidentit të Republikës në shërbim të zgjidhjes së shpejtë të krizës.”

Nuk dihet sesi mund të ndikojë mandati i presidentit dhe rikthimi i Ilir Metës në këtë moment ku ndodhet kriza politike, por kjo ka pak gjasa të ndodhë.

Share: