Arrestohen në flagrancë dy inspektorë teknikë pranë “SGS Auto Albania”, Kukës.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në vijim të punës për goditjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që ushtrojnë veprimtari kriminale të korrupsionit, si dhe në kuadër të procedimit penal të nisur më parë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “SGS-25”.
Raportohet se në kuadër të këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i:
–Ermal Islamaj, 32 vjeç, banues në Kukës, me detyrë inspektor teknik pranë “SGS Auto Albania”, Kukës.
–Bujar Syla, 44 vjeç, banues në Kukës, me detyrë inspektor teknik, pranë “SGS Auto Albania”, Kukës.
Arrestimi i këtyre personave u bë pasi në kuadër të hetimit proaktiv një mujor, këta shtetas dyshohet se në kohë të ndryshme kalonin automjete, të llojeve të ndryshme në kolaudim, kundrejt pagesës, jashtë kushteve teknike.