Partia Socialiste do të zhvillojë sot mitingun përmbyllës në Kavajë, për zgjedhjet e pjesshme vendore, ndërsa vetë opozita ka paralajmëruar se ditën e diel kur dhe do të mbahen zgjedhjet do të organizojë protestë.
E majta do të bëjë sot thirrjen e fundit për të votuar kandidatin e tyre, Klodjan Shehi, ndërsa opozita ka vendosur që të mos marrë pjesë në këto zgjedhje. Në këtë takim do të marrë pjesë dhe kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar si dhe deputetë të qarkut të Tiranës.
Ndërkohë, të dielën kur edhe zhvillohen zgjedhjet për kryebashkiakun, nga PS në Kavajë do të jetë vetëm deputeti i zonës, ministri i Financave, Arben Ahmetaj.
PS do të shmangë kështu prezencën e përfaqësuesve të lartë të saj ditën e zgjedhjeve, nisur edhe nga situata e tensionuar që pritet atë ditë, për shkak të protestës së opozitës.