Negociatat mes Partisë Demokratike dhe qeverisë Rama vijojnë për të gjetur zgjidhjen e ngërçit politik. Siç lajmëron Presidenti Nishani, sot në orën 19:00 Rama e Basha do të takohen sërish në Presidencë.
Ky takim vjen në kuadër të debateve të ditëve të fundit dhe pasi takimi i parë dështoi “me sukses” mes palëve edhe pse zgjati tre orë.
Të shohim nëse do të ndryshojë fati në takimin e dytë dhe të evitohet përplasja në Kavaje, siç dhe ka paralajmëruar Lulzim Basha, Kreu i Opozitës.
Kryeministri Edi Rama sot ka takuar ambasadorin Donald Lu dy herë, ndërsa Basha gjatë orarit të drekës takoi Ambasadorët e BE-së.