Nga Koci Fozi, Parrena.com
Padashje grupi “anti” në PD bëhet pa dashje aset i çmuar i pazarit Rama – Basha për rezultat të dobët të Partisë Demokratike në zgjedhje.
Pas një muaji, kur kryetarit Lulzim Basha dhe shpurrës së tij t’i duhet të shpjegojnë rezultatin e keq në zgjedhje, “përçarja”, “pakënaqësia”, “të vjetrit”, etj do të jenë fajtorë me rëndësi për humbjen. Topalli dhe Imami e hëngrën karremin. Selami u tregua më dinak, kur shpalli mbështetje për listën e deputetëve.
Lulzim Basha ka qenë gjeni në sabotimin e vetvetes dhe partisë që drejton.Të shtunën nisi fushatën me një miting surrogat, pa flamuj e simbole, pa pjesmarrje e lere më për entuziazëm. Sot, dy ditë më pas, ende në kryeqytet nuk kemi zyra elektorale. Në dy ditë të paktën katër kandidatë për deputetë kanë dhënë dorëheqjen. Basha dhe PD kanë hyrë në këto zgjedhje pa program elektoral. Thjesht me slloganin Republika e re po u flasin shqiptarëve…..
Nëse Basha mbështetet fort në këtë pazar vetsabotimi, rrjedhim i pazareve me Ramën, të gjithë kanë të drejtën t’i kërkojnë llogari më pas, sepse në këtë mënyrë pèrgjegjësitë janë krejtësisht të tijat. Dalje si e sotmja, pa veprim konkret politik a juridik pas, është marrje faji kot së koti.
Po pse i duhet rezultat i dobët Bashës?
Që të bashkëqeverisë me Ramën pas zgjedhjeve PS i duhet të jetë forcë e parë me më pak se 70 deputetë. Që të bëjë qeverinë i duhet në forcë me të cilën të mos e teprojë. Pra të kenë nën 100 deputetë bashkë. Që të ketë kuptim edhe opozita.
Nëse merr i vetëm 71 deputetë e sipër, Rama i bën dhuratë pastrimin e partisë Bashës duke i “plasur brenda” nja dy “të korruptuar”
Pra në çdo skenar Bashës i duhet rezultat i dobët, i justifikuar me shumë “pengesa” dhe, në këtë rast edhe me rebelët që po kërkojnë shkarkimin e tij në vlagë të fushatës.