Me anë të një fotoje ku shfaqet në krah të Presidentit të zgjedhur Ilir Meta, deputetja e LSI-së, Silva Caka përcjell edhe një mesazh të rëndësishëm.
Qarku i Beratit do të jetë në krye të vëmendjes së Lëvizjes Socialiste për Integrim, deklaron Caka.
“ME Ilir Meten president, dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim forcë të parë, Qarku i Beratit do jetë në krye të vëmendjes sonë”, shkruan Caka.
Berati ishte edhe qyteti i parë që Ilir Meta zgjodhi të niste turin e falenderimit për mbështetësit e LSI-së.