Home KRYESORE Sondazhi në Report Tv, qytetarët Pro Ramës për zgjedhjet në Kavajë/FOTO

Sondazhi në Report Tv, qytetarët Pro Ramës për zgjedhjet në Kavajë/FOTO

Në emisionin Versus, nga Artur Nura, në Report Tv në mbrëmjen e së premtes ka qënë e ftuar, Zëvendësministria e Arsimit dhe Sportit, zonja Nora Malaj, ku u diskutua për vendimin e Kryeministrit Rama, për tërheqjen e kandidatit të Partisë Socialiste, në zgjedhjet e së dielës në Kavajë.

Si çdo të premte ku në emisionin Versus, përparësi iu jepet zërit të qytetarëve edhe sot, këta të fundit kanë shprehur mendimin e tyre duke telefonuar dhe duke votuar në sondazhin e postuar në faqen e Report Tv në Facebook.

Si nga telefonatat dhe nga votimi në sondazh duket qartë se pytetarët janë pro vendimit të Kryeministrit Rama për tërheqjen e kandidatit të PS nga zgjedhjet e Kavajës.

Rezultatet e sondazhit janë në përkrahje të vendimit të Kryeministrit Rama, ku 1133 persona kanë votuar Po dhe 81 kanë votuar Jo./shqiptarja.com

Share: