Home I pakategorizuar Suedia: Zgjedhjet të jenë të lira, me pjesmarrjen e plotë të opozitës

Suedia: Zgjedhjet të jenë të lira, me pjesmarrjen e plotë të opozitës

“Zgjedhjet e 18 qershorit duhet të jenë të lira dhe me pjesmarrjen e plotë të opozitës”. Deklarata vjen nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Mbretërisë suedeze Margot Wallström. Në kuadër të vizitës në Tiranë ajo zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati nga ku tha se opozita duhet ta zhvillonte debatin politik brenda parlamentit. Ministrja u shpreh se zbatimi i reformës në drejtësi dhe vettingu janë me rëndësi për integrimin e Shqipërisë në BE.

Ministrja e Jashtme e Mbretërisë Suedeze, Margot Wallstrom, ka apeluar që zgjedhjet e 18 qershorit të jenë të lira dhe të zhvillohen me pjesmarrjen e plotë të opozitës.

Në kuadër të vizitës në Tiranë ajo zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, nga ku deklaroi se opozita duhet ta zhvillojë debatin e saj në parlament e jo jashtë tij.

Margot Wallstrom: Debati politik duhet të zhvillohet në parlament dhe jo jashtë tij duke respektuar Kushtetutën dhe praktikat e demokracisë. Shqipëria meriton zgjedhje të lira dhe me pjesmarrjen e plotë të opozitës

Ecuria e reformës në drejtësi dhe vettingu, u shpreh shefja e diplomacisë suedeze, lidhen ngushtë me proçesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Margot Wallstrom: Ne mirëpresim progresin në proçesin e integrimit europian dhe implementimin e reformës në drejtësi. E kuptojmë që kjo nuk është një bisede e lehtë, por mund të arrihet përmes një marrëveshje mes qeverisë dhe opozitës. Vettingu gjithashtu është me rëndësi për proçesin e integrimit në BE.

Ministri Bushati teksa falenderoi Suedinë për mbështetjen e pakursyer ndaj Shqipërisë, shtoi se e vetmja rrugë për vendin tone mbetet integrimi në familjen europiane

Ministrat diskutuan edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon, ku Ministrja Wallström vlerësoi rolin e Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor si faktor i qëndrueshëm stabiliteti.

Share: