Home I pakategorizuar Tomorr Alizoti apo djali i Fahri Balliut ne listat e PD…

Tomorr Alizoti apo djali i Fahri Balliut ne listat e PD…

Nga Miranda Haxhia

Vijon të befasojë lista e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike.

Një ndër njerëzit që të gozhdon me elokuencën, logjikën dhe inteligjencën e tij, është Tomorr Alizoti. Të gjitha gjërat që thotë, njohuritë që ka, mënyra si e përballon debiti publik, më shton respektin për klasën nga e cila i ka rrënjët.

Babai i Tomorrit, mësoi në vend të përrallave të fëmijërisë se një gjyq special, pikërisht në vitin 1945, do t’ia dënonte gjyshin (stergjyshin e Tomorrit) me pushkatim.

Nuk e kishin kapur plumbat e skuadrës së pushkatimit ashtu si gjashtëmbëdhjetë burrat e tjerë. Atë çast, ai kishte mundur të fliste: “Sipas ligjit ndërkombëtar më falet jeta…”

I kthehen duke i thënë: “Komunistët nuk njohin ligje…” dhe e gjuajnë me plumb pas koke.
Sa herë janë përsëritur këto fjalë: Komunistët nuk njohin ligje! Sa njerëz u zhdukën pas kësaj fjale!

Babai i Tomorrit nuk kujtoi dot a i thirrën ndonjëherë “gjysh” atij burri të mençur që ishte shkolluar në Turqi.

As kur i dënuan me varje, gjyshin, Riza Fejzi Alizoti, inxhinier nafte, Tomorri nuk kishte ardhur në jetë. Fisit të Alizotëve u kanë munguar gjithë jetën përqafimet e përkëdheljet e prindërve, por mbi të gjitha, u mungoi liria.

Gjyshja e Tomorrit, Vera Alizoti (Ypi), u end nëpër internime, derisa dha shpirt ne Kryevidh te Kavajës në vitin 1970, pa mundur të bëjë paraqitjen e radhës te operativi. Ishte vetëm 46 vjeç kur u nda nga jeta prej një sëmundjeje të rëndë, pa mjekim dhe pa ndihmë, e përzënë nga spitali me varrën hapur. Sepse ishte e internuar.

Fejzi Alizoti, babai i Tomorrit e kaloi gjithë jetën në internim dhe në burgjet e Spaçit Qaf-Barrit.

Mjafton të shfletosh librin për stërgjyshin, që qe pjesë e historisë së Pamvarësisë Shqiptare e të bindesh përfundimisht se E djathta, do qe e shpërblyer dhe krenare përballë qindra ish të përndjekurve, sikur të kishte një deputet si Tomorr Alizoti.

Por ai nuk e ka kaluar pragun e servilizmit, të ortakërisë së llumit, të rryshfetit politik. Ketu mbaron legjenda e idealit.

Në vend të tij, konkurron me fuqi të plotë… djali Fahri Balliut dhe ca të tjerë si ai.

Nuk kam asgjë për të thënë për këtë të fundit.

Share: