Home KRYESORE Tritol “Smartit”, flet bashkëshorti i pronares së makinës

Tritol “Smartit”, flet bashkëshorti i pronares së makinës

Dy ditë më parë mjetit të saj tip Smart iu vu tritol në pjesën e pasme, por Policia e Tiranës pas dëshmisë së dhënë nga tregtarja Bruneta Aliaj (Meço), ka shoqëruar në cilësinë e të dyshuarit ish-bashkëshortin e saj.

Pronarja e mjetit “Smart” që u dëmtua nga shpërthimi i 100 gram tritol, merret me tregti dhe ka një dyqan rrobash në afërsi të Tregut Elektrik, ndërsa në polici deklaroi se nuk kishte probleme me njeri. Arsyeja e shoqërimit të Edmond Meços ka qenë pikërisht dëshmia e tregtares, e cila tha se ishin mosmarrëveshjet ato që e çuan drejt divorcit. Prej vitesh gruaja jeton e vetme në një pallat pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në Tiranë, ku ndodhi edhe shpërthimi. 55-vjeçarja është nënë e dy fëmijëve, një vajze që është e martuar dhe e një djali 27-vjeçar që jeton në Britaninë e Madhe prej disa vitesh.

Burime thanë se ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen dhe nuk kishte arsye përse të sulmonte ish-bashkëshorten, në këtë formë apo në ndonjë formë tjetër. Shpërthimi i fuqishëm ndodhi dy ditë më parë pas 9-katësheve ku ishte parkuar makina tip “Smart”. Burimet thanë se persona ende të paidentifikuar kanë hedhur poshtë makinës, në pjesën e pasme të saj një sasi prej 100 gram tritol, që është aktivizuar me fitil zjarrpërcjellës./lapsi.al

Share: