Anëtarë dhe aktivistë të komunitetit LGBT kanë zhvilluar sot në Tiranë një marshim paqesor. Marshimi i tyre nisi nga Pallati i Kongreseve, për të vijuar më pas në rrugët e ish-Bllokut dhe përgjatë lumit të Lanës. Ditë më parë aktivistë të LGBT patën takim me struktura të PD-së dhe policisë për t’u koordinuar rreth marshimit të tyre, duke qenë se zhvillohej në të njëjtën ditë me protestën e opozitës.Nuk pati asnje incident dhe ata/ato premtuan qe nuk do fshihen me.