Ekstremistët e grupit Boko Haram në Nigerinë veriore, liruan 82 nxënëse të rrëmbyera në vitin 2014 nga grupi militant në qytetin Chibok, në afërsi të kufirit më Çadin dhe Nigerin.
Vajzat mbërritën në kryeqytetin Abuja të dielën dhe do të priten nga presidenti Muhammadu Buhari. Para se të bashkohen me familjet e tyre ato do t’i nënshtrohen testeve mjekësore. Vajzat fituan lirinë pas negociatave të gjata mes grupit Boko Haram dhe të dërguarve të qeverisë, në këmbim me ekstremistët e burgosur.
Një numër u madh vajzash të rrëmbyera në Chibok janë ende të zhdukura. Të paktën 276 vajza u rrëmbyen nga një shkollë e mesme e drejtuar nga qeveria më 14 prill të vitit 2014. Rreth 60 vajza që arritën te iknin gjatë orëve të para, thanë se rrëmbyesit i morën ato nga fjetoret dhe i hipën në kamionë për t’i nisur drejt pyllit. Disa ditë më vonë, një video e shpërndarë ne internet tregoi mbi 100 vajza të rrëmbyera.
Shumica e tyre ishin te krishtera, por Boko Haram i detyroi te konvertoheshin ne myslimane dhe tha se do të këmbeheshin vetëm më militantët e burgosur nga qeveria.
Rasti nxiti reagime te ashpra ndërkombëtare përfshirë edhe nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Michelle Obama, që ishte zonja e parë amerikane, filloi një fushatë mediatike në përpjekje për të siguruar lirimin e vajzave./dita.al