Ndërsa në presidencë po zhvillohet takimi Rama-Basha, ministri i Drejtësisë dhe kandidati kryesor për kreun e LSI-së, Petrit Vasili shpreh besimin se opozita do të hyjë në zgjedhje.
I pyetur nga të rinjtë në ‘’Këndin e Ekselencës’’, Vasili u shpreh se nuk i mendon zgjedhjet pa opozitën.
‘’Problemi është shumë i thjeshtë, ne kemi insistuar që ditën e parë për dialog në mënyrë që të mbajmë në këmbë sistemin. Unë e shikoj opozitën në zgjedhje edhe në bisedimet me PPE-në besoj se kjo është diskutuar. Unë besoj se do të bëhen të gjitha llogaritjet përsa i përket kohës. Jam I bindur që do të ketë një kompromis’’, u shpreh Vasili.