Home KRYESORE 330 vëzhgues të huaj për zgjedhjet në Shqipëri

330 vëzhgues të huaj për zgjedhjet në Shqipëri

Vetëm një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, vëzhguesit ndërkombëtare dhe OSBE/ODIHR që po dhe do te monitorojnë procesin zgjedhor do të dalin në një konferencë për shtyp ditë e hënë në datën 26 qershor.

Misioni ndërkombëtar i vëzhgimit të zgjedhjeve përbëhet nga 330 vëzhgues nga 43 vende, duke përfshirë 255 vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtër të vendosur nga OSBE/ODIHR-i, 36 parlamentarë dhe punonjës nga Asambleja e OSBE-së, 25 nga APKE dhe 11 nga PE-ja.

“Deklarata do të paraqitet nga Roberto Battelli, Koordinator i Posaçëm dhe udhëheqës i misionit të vëzhguesëve afatshkurtër të OSBE-së, pasuar nga Paolo Corsini, Kreu i delegacionit të APKE, Marietta Tidei, Kreu i delegacionit të Asamblesë së OSBE-së, Eduard Kukan, Kreu i Delegacionit të PE-së dhe Ambasadori Peter Tejler, Kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it”, thuhet në njoftimin e OSBE/ODIHR.

Konferenca do të zhvillohet në orën 14:30 të së hënës.

Share: