Home KRYESORE Arrestohet bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea

Arrestohet bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea

Arrestohet bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea ditën e sotme. Ai u dënua ditën e djeshme me dje me 1 vit e gjashtë muaj burg nga gjykata. Odise Andrea ishte lënë në masën e sigurisë detyrim-paraqitje, por tani që u dënua me burg ai është arrestuar për të vuajtur dënimin. Andrea ishte bashkëpunëtor në skemën e korrupsionit për një vendim gjykate të bashkëshortes së saj, e cila u ble me 50 mijë euro.

Shtetasi Odise Andrea, bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea ka marrë shumën e parave prej 50 mijë eurosh në këmbim të dhënies së vendimit në favor të shtetasit Ilia Çabiri.

Sipas hetimeve të prokurorisë, Petraq Dashi ka nënshkruar një kontratë fiktive me të dyshuarit Ilia Çabiri dhe Eleni Lino, në bazë të të cilës ai deklaron se u huazon shumën prej 50 mijë euro.

“Në fakt, këtë shumë, i dyshuari Petraq Dashi ia dorëzon bashkëshortit të gjyqtares së Gjykatës së Lartë, shtetasit Odhise Andrea, me qëllim dhënien e vendimit në favor të të dyshuarve Çabiri dhe Lino”, – sqaron prokuroria. Prokuroria thotë se shuma e parave është dhënë më datë 11 korrik, pasi Ilia Çabiri ka nënshkruar “marrëveshjen” fiktive me Petraq Dashin.

Deri në fillim të muajit korrik të këtij viti, çështja e pronës ishte në fazën e studimit në Gjykatën e Lartë. Për këtë arsye, sipas hetimeve, i dyshuari Çabiri është angazhuar që procesi gjyqësor të përfundonte në favor të tij. Më datë 12 korrik 2016, trupa e Gjykatës së Lartë, pjesë e të cilës është edhe Majlinda Andrea, u shpreh me vendim në favor të shtetasve Ilia Çabiri dhe Eleni Lino./lapsi.al

Share: