Home KRYESORE “Balena Blu” përhapet në Shkodër, alarmin e jep prifti: Unë di disa...

“Balena Blu” përhapet në Shkodër, alarmin e jep prifti: Unë di disa raste

Loja e rrezikshme Balena Blu po përhapet në mënyrë të frikshme në vendin tonë. Pas Gjirokastrës, të tjera raste denoncohen në Shkodër.

Alarmi është dhënë nga prifti gjatë meshës në “Shën Shtjefni”. Dom Artur Jaku tregoi se është njohur me disa raste të fëmijëve të përfshirë në lojën vdekjeprurëse “Balena Blu”.

Dom Artur Jaku tregon edhe me ne detaje se si një vajzë rreth 14-vjeçe kishte arritur një nivel të lartë të lojës duke prere me thikë dorën e saj për të bërë figurën e balenës.

Vajza ka qenë në nivelin e 27 të lojës “Balena Blu” ndërsa mendohet se edhe fëmijë të tjerë në Shkodër janë të përfshirë në lojën që i çon në vetëvrasje.

Share: