Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 25 qershorit duke e cilësuar atë si listën më përfaqësuese të qytetarëve dhe lista fituese.
Në emisionin “Studio e hapur” me gazetaren Eni Vasili, Basha i pyetur për Bregun, Topallin, Patozin, e Selamin, kreu i opozitës tha se lista e PD nuk ka përjashtime. Basha tha se nuk parashikon kosto elektorale, por theksoi se lista e PD për zgjedhjet e 25 qershorit do të rezultojë fituese, por a mund te besohet nje gje e tille?
A mund te besohet se me njerez pa kontribute politike dhe impakt politik ne shoqeri mund ti bindesh shqiptaret me perralla te degjuara me pare nga kryeministri aktual kur ishte ne opozite?
A behet ekonomia prosperuese me fjale dhe premtime qe nuk mund te realizohen ne opozite?
INTERVISTA
Drejtimi i partisë nga ana juaj është shoqëruar me probleme në strukturat lokale, kryetarë të komanduar, jo të zgjedhur, kryetarë degësh…
Janë realitet të çdo partie politike. Mos i kualifikoni si probleme, janë realitete.
A do keni kosto elektorale për listat tuaja? E kam fjalë për përjashtimet dhe zërat kundër?
Nuk ka asnjë përjashtim. Listat nuk kanë përjashtime.
Disa ish-deputetë i keni larguar nga lista…
Unë nuk kam larguar asnjëri. Kam krijuar një listë fituese. Listën më përfaqësuese në këto zgjedhje. Me njerëz të reputacionit të lartë qytetar, profesionistë, akademikë, njerëz me stazh politik. Mbi 82 % e listës nuk kanë qenë kurrë më parë deputetë, është një listë qytetare.
Një listë ku nuk është Bregu, Topalli, Patozi, Selami, …
Nuk merrem me emra të përveçëm, por një gjë ju siguroj, lista është lista më përfaqësuese në këto zgjedhje.
Mendoni se do ketë kosto elektorale?
Mendoj se kjo listë fituese, ashtu siç ma kanë shprehur edhe qytetarët kudo ku kam shkuar do të votohet masivisht nga qytetarët që e gjejnë veten në këtë listë.