Home KRYESORE Basha: Ministrat teknikë në detyrë deri më 9 Shtator/Ja me kë do...

Basha: Ministrat teknikë në detyrë deri më 9 Shtator/Ja me kë do të bëjmë koalicion pas zgjedhjeve

Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi mbrëmjen e sotme se mandati i ministrave teknikë përfundon më 9 Shtator.

“Vendi ka ligje dhe ministrant kanë mandate deri më 9 shtator, pavarësisht se ato nuk janë aty për të ndarë tortë e pushtetit”, tha Basha.

Kreu i PD mohoi mundësinë e një koalicioni me Edi Ramës pas zgjedhjeve, duke shtuar se tashmë PD dhe opozita në tërësi kanë një koalicion që kurrë s’ka qenë më parë.

“Ne kemi koalicionin tonë, më të bashkuar se kurrë dhe do të fitojmë në 25 Qershor”, tha Basha. I pyetur sepse po sulmon në fushatë më shumë LSI sesa PS, Basha tha se socialistët nuk e kërkojnë kurrëvotën e demokratëve, pasi ato e dinë se na ndan një det i tërë. “Ku e shihni ju që unë kam aleancë me Ramën? Interesi public është që opozita të jetë në zgjedhje dhe të garatojë standardet e zgjedhjeve”, tha Basha. Ai ripërsëriti ftesën drejtuar Edi Ramës për një debat publik, ndërsa shtoi se arsyeja sepse ai ka frikë të përballet është mungesa e një program dhe mosmbajtja e premtimeve. I pyetur në lidhje me ministrant teknikë, Basha tha se atop o bëjnë më së miri detyrën dhe çdo akuzë apo sulm ndaj tyre është shpifje. “Ministri i Brendshëm është i dekoruar nga Pentagoni, mos dëgjoni përrallat e Mimi Kodhelit, sepse nëse niseni se çfarë flitet për të, atëherë kushedi ku dalim”, tha Basha. Sipas tij, këto ministra dhe ndryshimet në Kodin Penal kanë mbajtur larg deri më tani administratë nga zgjedhjet dhe po mbrojnë proçesin zgjedhor.

“Nëse do të ketë tentative për të prishur zgjedhjet, atëherë përgigjen do e marrin nga populli të gjithë ata që kanë një skenar të tillë”, tha Basha. Kryetari i Partisë Demokratike tha se opozita nuk mund të shkonte në zgjedhjet e 25 Qershorit me ekipin e vitit 2013-ës. “Këto janë listat e mia, ekipi im fitues”, tha Basha. Sipas tij, më 25 Qershor do të fitojë Republika e Re, e cila nuk do të lejojë që shqiptarët të merren peng nga një grusht politikanësh, të cilët janë të vetmit që sot përfitojnë nga demokracia dhe qeveria./360grade.al

Share: