Home KRYESORE Injoroni LSI -në!! Urdhër politik i çiftit qeverisës Rama – Basha. SHËNIM

Injoroni LSI -në!! Urdhër politik i çiftit qeverisës Rama – Basha. SHËNIM

Nga Parrena.com

Po dukej qartë që çifti qeverisës Rama&Basha po injoronin dhunshëm Lëvizjen Socialiste për Integrim. Por sot doli sheshit mesazhi përkatës i Edi Ramës ku i kërkon të vetëve të mos merren me LSI – në por me “reformat, mirëqenien” e të tjera histori elektorale.

Ky injorim ndodh në fakt për një taktikë të thjeshtë marketingu. Një produkt është në mendje të konsumatorit kur për të flitet, nuk ka rëndësi se si. Madje në çështjet e famës, më efikase është reklama negative. Pra kur flet keq. Dhe kjo ka ndodhur dje dhe sot me partinë e themeluar dhe udhëhequr nga Ilir Meta. Eksponentë të kësaj partie jo vetëm dolën ekraneve por lëshuan akuza që kërkojnë detyrimisht përgjigje

Dhe “rilindasit” e hëngrën karremin. Pa e vrarë shumë mendjen nisët t’i kthejnë përgjigje figura të PS – së akuzave të LSI -së. Duket se kjo ka vënë në alarm Ramën dhe Bashën. Deri më sot skema e injorimit ka funksionuar në perfeksion. Me lezet njerëzit e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë përjashtuar nga studiot televizive, të cilat janë kthyer në një monolog dysh mes përfaqësuesve të PS dhe PD në qeveri dhe trushpëlarësve reciprokë. Këtë ka kuptuar Meta dhe ka nisur ta marrë ndryshe kalanë: duke bërë lëvizje për t’u bërë interesant për mediat dhe publikun. Por e gjitha tek lajmet mbetet.

Mbrëmë për shembull, nuk qe aspak i zgjuar si veprim dublimi i Metës dhe Vasilit në të njejtën orë në dy televizione të ndryshme. Ama nga ana tjetër kupton se çfarë bllokade kanë në LSI, që detyrohen jashtë çdo manuali PR të shkojnë e të flasin kudo që gjejnë një hapsirë, të cilën nesër mund të mos e kenë më.

Share: