Kreu i opozitës Lulzim Basha është takuar sot me ish-kryeministrin Berisha. Mësohet se takimi është zhvilluar në zyrën e këtij të fundit gjatë mesditës.
Raportohet që temë diskutimi mes tyre është situata brenda PD-së, ku Basha ka hapur garën për kryetar partie. Nga ana tjetër janë shtuar zërat që e kontestojnë këtë proces, duke e akuzuar Bashën për shkelje të Statutit të PD-së.
Në drekë ish-nënkryetarja e demokratëve, Jozefina Topalli doli me një deklaratë për mediat, ku tha ndër të tjera se Lulzim Basha po merr peng Partinë Demokratike.