Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot rastin e një punonjësi të Ministrisë së Arsimit, i cili pretendon se është kërcënuar nga sekretari i Pergjithshëm i MAS, që edhe pse i pezulluar, sipas tij ka hyrë forcërisht në zyrë.
Sipas Berishës, “Sekretari i pergjithshem i mafies se ndrikull Viles, Plarent Ndreca fshin serverat qe kerkon prukuroria. 10 çuna krimi bejne sehir apo i mbajne ison banditit tek MAS”.
Postimi i Berishës
Sekretari i pergjithshem i mafies se ndrikull Viles, Plarent Ndreca fshin serverat qe kerkon prukuroria. 10 çuna krimi bejne sehir apo i mbajne ison banditit tek MAS! sb
“16/06/2017, 11:38:44: Përshëndetje doktor, jam punonjës i Ministrisë së Arsimit për shërbimet mbështetëse. Sot jam kërcënuar, fyer dhe shtyrë me duar nga ish Sekretari i Përgjithshëm Plarent Ndreca i cili edhe pse i pezulluar ka hyrë në intitucion nga dera e pasme e emergjencës. Sot 2 persona kanë hyrë në institucion me forcë duke u futur në zyrën e tij dhe kanë refuzuar të identifikohen ndërkohë që një të tretë arrita ta ndaloja. Thirra në ndihmë policinë dhe policia ka ardhur në institucion dhe ka hyrë në zyrën e tij. Ndërkohë 10 policë kanë rrethuar ministrinë dhe asnjë nuk përgjigjet për sigurinë e institucionit.
Çdo gjë është e filmuar nga kamerat e sigurisë por Plarent Ndreca po fut në zyrën e tij njerëz që ti fshijnë serverat duke qenë se këtu ka ardhur dje prokuroria për të kërkuar materiale.
Ndihem i kërcënuar në vendin e punës dhe ju shkruaj që ta bëni publike se tani skam ku të ankohem më.”