Home KRYESORE Nesër mblidhet Kuvendi i Shqipërisë në një seancë të jashtëzakonshme

Nesër mblidhet Kuvendi i Shqipërisë në një seancë të jashtëzakonshme

Edhe pse në fushatë zgjedhore Parlamenti nuk i ka mbaruar mbledhjet e tij. Kështu në një lajmërim të Kuvendit të Shqipërisë bëhet me dije se ky institucion do të zhvillojë një seancë të jashtëzakonshme nesër. Shkak për këtë është zëvendësimi i deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, nga komisioni ad hoc që do të votojë për anëtarët e Komisionit të Verifikimit dhe komisionerëve publikë, struktura që do të kryejnë vetingun.

Deputetët e Partisë Socialiste kanë mbledhur dje firmat për të thërritur një seancë të posaçme, pasi mungesa e deputetes së PD-së pengon votimin e anëtarëve që do të jenë pjesë e institucioneve të vetingut.

Deputetja e PD-së dy ditë më parë ka lindur në një spital jashtë vendit dy vajza dhe për këtë arsye e ka pasur të pamundur të ndjekë punimet e komisionit ad hoc. Duke qenë se në Parlament nuk u votuan anëtarë zëvendësues për komisionin ad hoc me 12 anëtarë, Parlamenti do të duhet të rimblidhet sërish në një seancë për të miratuar zëvendësimin e një deputeti.

Share: