Home KRYESORE Caro Don Tahiri! Nga Ralf Gjoni

Caro Don Tahiri! Nga Ralf Gjoni

Shqiptarët duhet të fillojnë t’a mësojnë të vërtetën rreth teje dhe ajo çka klani yt i pisët përfaqëson në Shqipëri.

Ti je një përfaqësues i denjë i PS – Partisë Saimiriste, një klan i frikshëm kriminal që kërcënon të rinjtë tanë e të ardhmen e këtij vendi të bukur.

Me votat e LSI t’a bëmë babain tënd tekanjoz Kryeministër e pranuam një qenush si ty për Ministër të Brendshëm.

Ndoshta gabimi më i madh që kemi bërë përpara popullit shqiptar ka qenë pranimi i emrit tënd për ministër. Ky vendim i rëndon moralisht çdo anëtari të LSI mbi supet e ndërgjegjes. Sepse sot të gjithë e kanë të qartë se kush të përgatiti, kush të ‘pagëzoi’ përtej detit e kush i dha urdhër ‘Kumbarit’ tënd për emërimin tënd këtu në Shqipëri, si një baron besnik për punimin e territorit shqiptar.

Sot çdo shqiptar e ka të qartë se klani yt përmes emërimit tënd si ministër e mbushi Shqipërinë tonë me kanabis, me trafikantë, e kriminalizoi fermerin tonë e helmoi rininë e imazhin tonë duke na nxirë faqen përballë botës.

Me t’ju dhënë timonin, iu turrët Shqipërisë si çakenj të uritur bashkë me drejtorët e tu të policisë nëpër rrethe, dhe po ktë kërkon të bësh edhe për zgjedhje këtu në Tiranë. Por as nuk në ëndërr nuk e sheh dot se se si do e hash shuplakën popullore, ti bashkë me rrjetin tënd okult.

Duke e ditur disfatën që ju pret, e keni filluar fushatën me sharje, me përbaltje, me shantazh e presione në terren e duke e hedhur thesin e dështimeve drejt ‘partnerit’ të cilit i luteshit deri para ca javësh për koalicion. Dhe sa mirë që nuk e pranuam…

Trembeni prej LSI dhe keni të drejtë të trembeni, sepse s’po ju mbështet më njeri, sepse forca e LSI do të jetë si ajo e këmbës që fik bishtin e djegur të cigares.

Ke këllqe të flasësh për administratën? Përse nuk flet për fjalimet e shumta të Ramës dhe mburrjet e tij të panumërta për Reformën e Administratës së tij Publike gjithë këta muaj?

Pse nuk flet për Komisionin Evropian që e shpërbleu Shqipërinë me €13 milionë për performancën dhe progresin e deritanishëm në zbatimin e reformës për punësim dhe aftësi (6 milionë €) dhe reformën e administratës publike (7 milionë €)???

Akuzat e sotme të shefit tënd e të qenushëve të tij tregojnë ather se ai paska gënjyer për arritjet e ‘shtetit’ të tij në administratën publike.

Ndaj të ftoj nëse ke këllqe, të publikosh që sot listën e plotë të anëtarësisë së Partisë Saimiriste e pozicionin e tyre të punës.

I bëj thirrje njëkohësisht Prokurorisë së Përgjithshme të nisë menjëherë hetimet e të konfirmojë për shqiptarët se sa punonjës të administratës publike janë me teserë partie, e sa përqind e administratës është mbushur nga klani yt i pisët, hashash-thithës, pengmarrës e mosmirënjohës, të cilit shuplaka më e madhe do t’i vijë nga vetë socialistët e vërtetë! TBC…/360grade.al/

Share: