Fatmir Mediut po I ndodh si me Gërdecin. Të tjerë do hanë kumbullat atij do ti mpihen dhëmbët. Votimet nuk pritet më të jenë surprizë. Jo vetëm se fushata elektorale po e dëshmon këtë fakt por dhe ajo që ndodhi mbrëmë në KQZ tregon se palët tashmë janë rreshtuar gati të gjitha kundër LSI. Si të mos mjaftonin sulmet e përditshme frenetike të Bashës dhe Ramës kundër partisë së Ilir Metës, Komisioni Qëndror I Zgjedhjeve I hoqi partisë së tretë në vend të drejtën për të patur gjysmën e numeruesve të votave. Sigurisht për të realizuar këtë truk u përdorën PR dhe PDIU.
Me këtë hile I bie që në çdo tavolinë numërimi, dy nga katër numëruesit të jene te Partisë demokratike. Gjersa Mediu pranoi të jetë jo vetëm korrieri I Bashës për të përcjellë ndonjë mesazh te Bobi, Xhoni , Majkëlli e ca ish-kongresmenë të tjerë , të cilët kryetari I PR I takon sistematikisht në iftaret e lutjeve por dhe të përdoret për ndërtuar skemën ku tryezat e numerimit do kthehen në tezga të shitësve ambulantë.
Idrizi duhet të kërkonte numëruesin e dytë të PD, I cili formalisht do jetë I PR. Nejse , ai është në të drejtën e vet për të patur numërues. Por e moralshme dhe ligjore do ishte që secili nga katër partitë më të mëdha të kishte nga një numërues në cdo tavolinë. Pra sipas renditjes së zgjedhjeve të vitit 2013 këto katër parti janë : PS, PD, LSI dhe PDIU. Ca me teper qe Mediu thuajse e shkriu partine e tij se u mjaftua ta fusnin ne listat e PD si kandidat.
Rama dhe Basha po përdorin cdo mjet , cdo truk, cdo individ për të zhbërë LSI. I fundit që po keqpërdoret është Mediu. Ajo që I bashkon Ramën dhe Bashën nuk është vetëm pakti që kanë bërë për të bashkëqeverisur pas 26 qershorit, por dhe një fakt tjetër. Të dy ata, në momente kyçe të karrierës së tyre u është dashur ti përgjërohen për ndihmë një kokëqosheje si Ilir Meta.
Ky fakt I bën të kërkojnë revansh. Ajo dobësi e dikurshme politike por mbi të gjitha njerëzore është shkak për hakmarrje. Me çdo kusht, qoftë dhe me çmimin e keqpërdorjes ekstreme të KQZ, e cila mori një vendim politik që paralajmëron si do jetë numerimi I votave. Dhe kjo ndodh në një situatë kur të gjithë po bëhen bashkë kundër LSI dhe si të mos mjaftonte kjo, kësaj partie I hiqet e drejta të numërojë votat e saj përballë një koalicioni që duket se e ka ndarë tashmë tepsinë.
Dy të mëdhenjtë sigurisht. Të dy vegjëlit që u përdorën mund ti kenë gënjyer dhe këtë rradhë. Tek e fundit nuk po i genjeje për herë të parë.