Home KRYESORE Diplomohen 40 studentë në Institutin Kulinar Neranxi. Presidenti i IKN Neranxi: Krenar

Diplomohen 40 studentë në Institutin Kulinar Neranxi. Presidenti i IKN Neranxi: Krenar

Rreth 40 studentë të Institutit Kulinar Neranxi, kanë dhënë sot provimin përfundimtar, duke u certifikuar si profesionistë të fushës së kulinarisë cilesore.

Këtë vit, bashkëpunimi i Institutit me GIZ, shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Shqipëri, vjen me synimin për të krijuar mundësi punësimi që shtrihen përtej Shqipërisë.

Elona Kurti, drejtoresha e Institutit Kulinar Neranxi, shprehet per Report Tv se prej 8 vitesh ky institut ofron për tregun e punës profesionistë të fushës kulinare dhe alternativa punësimi.

Ndersa Katja Roeckel, drejtuese e programit ProSEED, tha se ky bashkëpunimi me Institutin Neranxi ka për qëllim mbështetjen e arsimit professional në Shqipëri.

Programi i bashkëpunimit financohet nga qeveria gjermane dhe zbatohet nga koperacioni teknik gjerman GIZ. Ne promovojmë arsimin dhe trajnimin e të rinjve në Shqipëri me qëllim punësimin.

Kjo është hera e parë që bashkëpunojmë me një ofrues privat të kurseve, por Instituti Neranxi ofron kurse ne kuzhinë të një standardi të lartë.

Po si ndjehen studentët e sapodiplomuar?

Në Institutin Kulinar Neranxi, pjesë e kompanisë Neranxi, janë diplomuar rreth 2000 studentë ndër vite. Nën moton “Gjithmonë një hap përpara” dhe me synimin për një treg që rritet vazhdimisht, studentët mund të bëhen pjesë e kurseve të formimit në kuzhinë, pastiçeri, piceri, bar dhe prodhime brumi.

Nikollaq Neranxi: krenar per stafin profesional dhe nxenesit e Institutit

Presidenti i IKN Nikollaq Neranxi shkruan ne profilin e tij ne Facebook se eshte krenar per stafin profesional dhe nxenesit e Institutit Kulinar Neranxi.

“Faleminderit te gjitheve per cilesine e larte dhe emrin e madh qe i keni dhene shkolles sone. Falenderojme GIZ qe eshte kete vit nje element i shtuar dhe nje arsye me shume pse ne po rrisim suksesin tone. Gjermanet i vleresojne shume njerezit e punes, keshtu qe kemi gjetur gjuhen e perbashket per te bere pune akoma edhe me te medha. Suksese nxenesve te diplomuar, te cilet jane qe sot kuzhiniere dhe pasticiere te sigurte ne tregun e punes.
Mirenjohje per te gjithe!” – perfundon Neranxi

Share: