Krimi në familjen Nika ka tronditur sot Xhafzotajn në qytetin bregdetar, duke shënuar dy viktima. Sipas të dhënave mësohet se autor i krimit të rëndë është pikërisht djali, Leo Nika. Ai ka vrarë me armë zjarri babain dhe nënën e tij, identifikuar si Ali dhe Jenie Nika.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.06.2017, rreth orës 07:55, në Xhafzotaj, pranë derës së banesës janë gjetur të vrarë me armë zjarri, shtetasit A. N. rreth 75 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetësia J.N.
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Dyshohet se autor është djali i tyre, shtetasi L.N. I cili po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes, në sqarimin e plotë të saj.