Home KRYESORE ‘Do të vras’, kërcënohet me jetë mjeku te spitali ‘Nënë Tereza’

‘Do të vras’, kërcënohet me jetë mjeku te spitali ‘Nënë Tereza’

Një mjek ka denoncuar në polici një kërcënim me vdekje për të cilin thotë se i është bërë në vendin e punës.

Burime nga policia e Tiranës, bëjnë me dije se mjeku i spitalit “Nënë Tereza” në kryeqytet është paraqitur në polici duke denoncuar se I.D. se e ka kërcënuar me jetë me fjalë në ambientet e spitalit para dy ditësh. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për I.D. për veprën penale: Kanosja për shkak të detyrës.

Mësohet se mjeku është një personat që ka përkrahur publikisht kolegun e tij Tefik Zhurda. Ky i fundit është mjeku anestezit i cili tentoi vetëvrasjen pasi një paciente e tij, Blera Pepa, 16 vjeçe, e cila vdiq pas një operacioni në një spital privat në Tiranë.

Share: