Ministrja teknike e Arsimit, Mirela Karabina vazhdon betejën me Sekretarin e Përgjithshëm të këtij dikasteri, Plarent Ndreca. Përplasjet mes tyre kanë qenë të dukshme që në momentin e parë që Karabina ka shkelur në këtë institucion.
E njëjta situatë është edhe në Ministrinë e Drejtësisë, ku ministri Gazment Bardhi përzuri dje me polici sekretaren e Përgjithshme.
Përsa i përket Ministrisë së Arsimit, në shkresë thuhet se ministrja Karabina pezullon Ndrecën, pasi ka cënuar mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore dhe për këtë ka nisur edhe një hetim penal nga prokuroria e Krujës.
Karabina thotë se do të drejtoje vete ceshtjet e maturës deri ne perfundim te hetimit ndaj Sekretarit të Përgjithshem. Por, vendimi do te shqyrtohet nga Departamenti i Administrates Publike qe drejtohet nga ministrja e PS, Harito.