Gjatë intervistës së saj në In Tv këngëtarja Beatrix Ramosaj është pyetur rreth sherrit që ajo ka patur disa kohë më parë me miken e saj këngëtaren Enca Haxhia.
Ramosaj disa kohë më parë ka publikuar një foto të bërë me photoshop, ku ironizonte Encën. Ka q ka mjaftuar që Enca të mërzitej me të dhe i “reston” duke i kujtuar koncertet e shumta që ajo bën. Gjithsesi Beatrix vijon duke theksuar se nuk ka asgjë personale me Encën dhe se kurrrë nuk e kishte kuptuar mllefin e saj.
“Unë jam gjithmonë e mira, nuk e di çfarë kanë njerëzit me mua. Unë kam nxjerrë diçka për qejn tim, kujt i ka djegur e mbajtur. Ajo mund të përmendë koncertet, por mua nuk më bën asgjë. Unë jam shumë e re, tani kam filluar karrierën dhe ndoshta i bëj hapat më të sigurt dhe mendoj më afatgjatë. Më vjen keq që u transmetua e gjitha kështu, sepse njerëzit e mi të afërt ose njerëzit që i konsideroj si shokë e miq, i vlerësoj dhe do t’i kem gjithmonë në rrethin tim. Në momentin që dikush nuk është i duhuri për mua, veten nxjerrin. I urrej njerëzit që duan të duken. Nuk kam asgjë personale me Encën. Nuk e kuptova dot kurrë mllefin e saj”,-është shprehur këngëtarja.
Pak kohë më parë ajo u shpall fituese e emisionit “Your Face Sounds Familiar” por edhe ne këtë spektakël ka patur një keqkuptim për shkak të një gabimi në numërimin në kompjuter, pasi në fillim u shpall fitues këngëtari Valon Shehu./360grade.al/