Ashtu si çdo ditë edhe sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për t’iu uruar “Mirëmëngjesi” ndjekësve të tij në rrjetin social “Facebook” publikon nje qednrim politik.
Numri një i Qeverisë sjell sot me miremengjesin e tij te pare te kesaj jave, si ishte 9 javë më parë dhe sot, duke shigjetuar dhe kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi.
“Ura e Bunës deri 9 javë më parë, siç e donte Voltana, dhe Ura e Bunës mbrëmë për Shkodrën që duam ne”, – ka shkruar Rama në .Facebook.
Financimi i i rikonstruksionit të urës u bë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ndërsa punimet u kryen nga specialistë të forcave xhenio të ushtrisë.
Ura e lëvizshme e Bunës e shpallur Monument Kulture është ndërtuar me fondet e qeverisë osmane në vitin 1889, në sajë të iniciativës së Guvernatorit të Shkodrës, Qazim Pasha.