Home KRYESORE Edi Rama flet për mbështetësit dhe armiqtë

Edi Rama flet për mbështetësit dhe armiqtë

Edi Rama i ka kushtuar një status të gjithë ndjekësve të tij në Facebook. Ai ka falenderuar mbështetësit, pasi sipas tij inkurajimet e tyre kanë qenë burim energjie pozitive.

Por gjithashtu kreu i qeverisë nuk harron as kritikët, “cimbisjet e të cilëve janë ushqim për mendjen”.

“Armiqve” te betuar nuk u them faleminderit qe me shajne me liber shtepie e liber rruge, natyrisht! Po ama ju them faleminderit, sepse me beni te mendoj vazhdimisht se sa shume, o Zot sa shume, mundim e kohe duhet per te ngushtuar hendekun qe politika e percarjes dhe gjuha e urrejtjes mes paleve, ka hapur prej kaq shume vitesh!

Dhe dua ta dini te dashur “armiq”, se kur ju kthehem sic i do mushka drute, nuk ju bej me faj ju, po pikerisht politiken, qe per kaq shume vite e vite, kultivoi nje fare shume te keqe ne mjedisin e komunikimit publik.” – shkruan më tej Rama.

Share: